ELITA 5 SHIU VETËM TY TË LAGË LYRICS

Në mes të natës erdhe
ëndërrat mi prishe ti
për mua ishe e vdekur
e humbur në gjithësi...

Më ler të qetë të lutem
gjumin ti mos ma prish
qelqi njëherë thyhet
nuk ngjitet sërish....

Dëgjoje pikëllimin
që shpirtin ma copëton
që bie bashkë me shiun
sytë m'i mjegullon....

Ti s'vjen
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne
Ti s'vjen
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne

Në qiellin e harruar
më yjet nuk rrinë
kujtimi yt i zbehur
tretet nëpër shi....

Ti s'vjen
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne
Ti s'vjen
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne

Ti s'vjen...
koha është ndaluar.....
unë qaj për ty....